Familjarët zbulojnë tragjedinë e gruas që u vra nga bashkëshorti i saj

13:18 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

“Që kur u martuan e dhunonte mbesën time. Çlirimi vuante nga sëmundja e xhelozisë”.

Ky është rrëfimi dramatik i dajës së Ana Shaholli, e cila u vra dje nga bashkëshorti i saj. Ngjarja makabre ndodhi në Durrës, në lagjen numër 15.
Tahir Muço në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, tha se viktima punonte në një lavanteri, ndërsa bashkëshorti i saj Çlirim Shaholli nuk punonte

“Çlirimi nuk ka punuar asnjëherë. Ajo kishte 1 muaj që punonte në lavanderi. Ne i thoshim të ndahej ajo nuk divorcohej se thoshte kam për të rritur fëmijët. I ka rritur fëmijët me ndihma, se janë shumë fukarenj, tani fëmijët kanë mbetur në mes të rrugës”, tha mes të tjerash daja i 40-vjeçares.

Ndërkohë nusja e dajës së viktimës tha se autori i krimit ishte pijanec.
Si e njihnit çiftin?

Çifti në skamje, në mjerim. Kjo ishte vajzë shumë e mirë, punëtore, punonte e urtë, nuk i ndihej zëri i gojës. Nuk e hapte njëherë gojën që të ankohej. E kam mbesën e burrit, e ka gocën e motrës.

A kishin konflikte, sherre?

Kanë pasur herë pas here. Me ça dëgjojmë këtu se ne nuk kemi qenë këtu përditë. Nga skamja, mjerimi. Pijanec, pinte nuk punonte. Ai nuk ka punuar asnjëherë.

Po ajo punonte?

Po ajo kishte filluar punë tani. Punonte herë pas here. Por nuk e linte ai të punonte, pse punon i thoshte. Në skamje e nuk e linte të punonte. Me 6 fëmijë gjynah. Herë me bukë e herë pa bukë.

Çdo bëhet tani me fëmijët?

Nuk e di, çfarë të them. As vetë nuk e dimë. Që të arrinte deri këtu nuk na e priste mendja, se për të rrahur e ka rrahur sistematikisht dhe ajo se hapte gojën asnjëherë.

42-vjeçari ka thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij, por asaj i ka rënë koka në dysheme dhe ai e ka dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. U grindëm se unë i thashë ngrihu hap dritaren se është vapë dhe ajo më shtyu. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva me pas. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”, ka thënë në gjendje të rënduar burri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme