Google ADS

“Familjarët e viktimave nga Gërdeci të jenë në gjyq”, avokati: Kemi kërkesat tona

19:51 | 6 Prill 2023
E.H

Dorian Matlija, avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit deklaroi se është e rëndësishme që gjyqi ndaj Fatmir Mediut të bëhet në prani të familjarëve.

“Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk paska lidhje me shpërthimin, pra sikur nuk ka ndodhur një shpërthim, sikur nuk ka pasur viktima. Në qoftë se është ky fakti, atëherë ka të drejtë edhe prokurori, edhe gjykata, përndryshe ky gjyq bëhet me praninë e familjarëve”, tha ai.

Matlija shtoi se nuk e konsideron procedurën të vlefshme, ndërsa deklaroi se është shkelur një standard shumë i rëndë.

“Familjarët e viktimave duhet të ishin aty, kishin kërkesat e tyre. Gjykata duhet t’i jepte një përgjigje atyre kërkesave, nuk ia ka dhënë. Kemi mundësitë tona të ankimit. Patjetër do të jemi prezentë dhe në seancën tjetër ku do të jetë me dyer të hapura dhe nuk ta mohon askush mundësinë për të marrë pjesë. Do paraqesim kërkesat tona, si ndaj vendimit të sotëm, si në atë proces që do të bëhet me gjykim të shkurtuar” – deklaroi Matlija. /euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme