Familjarë të 8-vjeçarit Mateo Vasia i vrarë pak ditë në fshatin Grecalli të Fierit, u mblodhën të dielën para derës së paraburgimit të Vlorës, aty ku mbahet nën masa të larta sigurie, Klodian Çalamëni, personi që i mori jetën brutalisht të miturit.
Të revoltuar, familjarët kanë tentuar të kalojnë kangjellat e burgut, ndërsa kanë këmbëngulur që autori të dënohet me vdekje. Ata kanë kërkuar të dinë nga autori i krimit arsyen pse e kishte vrarë djalin e tyre të mitur.
Tri ditë më parë, teksa Gjykata e Fierit jepte masën e sigurisë për 38-vjeçarin, familjarët e të miturit u futën me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kërkuan të ballafaqohen me Çalamënin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së agravuar./euronews.al/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...