Google ADS

Familja shqiptare që u aksidentua në Greqi| Vdiq babai, nëna dhe vajza, shpëton djali 17 vjeçar

08:59 | 16 Nëntor 2021
S D

Tre pjestarët e një familje shqiptare kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident në zonën e Lamias, në Greqi.

Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që transportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias.

Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme