Ditën e enjte, (nesër) arkivoli me trupin e Klodjan Hysës do te mberrije në Shqipëri ku do te kryhen edhe ritet mortore qe ai te prehet ne atdhe.
Kjo pasi ne Itali ekspertet mjeko-ligjore kane kryer autopsine dhe prokuroria ka lejuar familjen e 35 vjeçarit te marre trupin e tij. Ai u plagos më 24 shkurt me një armë zjarri qe u shkrep nga një oficer policie dhe ra ne koma ku vdiq të hënën në oren 16:00, kur mjekët i hoqen aparaturat që e mbanin gjallë.
Ende po vijojne hetimet nga ana e Prokurorisë dhe sot ekspertet balistik, avokati së bashku me një inxhinier, kane kryer auditime në makinen tip Fiat qe po ngiste 35 vjeçari momentin e ngjarjes. Sipas tyre, plumbi ka goditur fillimisht një pjesë të makinës e më pas ka bere nje trajektore duke e plagosur shqiptarin në pjesën e prapme të qafës, pranë kokës. Për atë që ka ndodhur në Monte San Giusto, prokurorët hapen një dosje për vrasje për vetëmbrojtje kundrejt policit, shkruajne mediat italiane. Shqiptari kishte kryer nje grabitje dhe u ndalua nga nje patrulle te ciles nuk iu bind per te ndaluar. Polici italian e qelloi ne perpjekje per te shpetuar se mos shqiptari e perplaste me makine.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?