Dy vjet më parë një familje nga fshati Voorthuizen në Holandë u largua dhe u vendos për të jetuar në periferi të Tiranës. Robert dhe Danja, bashkë me tre fëmijët e tyre, Jonathan, Manuel dhe Jeftha, erdhën në Shqipëri.
Duke qenë se shqiptarët nuk shohin shpresë në vendin e tyre, familja nga Holanda ka bërë këtë lëvizje për të dhënë një mesazh shprese. Në vitin 2001 dhe 2003, Robertin dhe Danjën i kishte dërguar kisha me pushime në Shqipëri, raporton barneveldsekrant.nl.
Danja është mjeke dhe Roberti fizeoterapist. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata në atë kohë ishin pyetur nëse dëshironin të qëndronin për të kontribuar në shëndetësi.
Ata u menduan gjatë dhe vendosën të ktheheshin si misionarë, ku, sipas tyre, ishte një “thirrje e bërë nga Perëndia”.
Në Tiranë, çifti punon në qendrën shëndetësore ABC Health Foundation. Kjo organizatë e krishterë përqendrohet në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Puna e tyre është e përqendruar kryesisht në transferimin e njohurive dhe aftësive. Për shembull, Robert udhëzon terapistët fizikë në trajnim. “Trajnimi është pothuajse ekskluzivisht i mësuar në teori, ndërsa trajnimi im është kryesisht praktik. Unë i ndihmoj studentët të bëjnë këtë hapa konkretë nga teoria në praktikë“, tha Robert.
Danja gjithashtu kontribuon në trajnimin dhe menaxhimin e cilësisë. Përveç kujdesit të drejtpërdrejtë për pacientët në qendrën shëndetësore, ABC Health Foundation gjithashtu kujdeset për njerëzit e varfër, për romët dhe jetimët.
“Ne kemi ardhur për të qëndruar katër vjet. Kush e di, mund të qëndrojmë më gjatë, mund të kthehemi në Holandë. Kjo varet nga shumë faktorë. Por qëllimi është që qendra shëndetësore të vazhdojë kur të largohemi. Kjo është arsyeja pse punonjësit që po mësojnë tani duhet të vazhdojnë punën. Puna jonë ka ndikimin më të madh në këtë mënyrë”, tha ajo, transmeton abcnews.al.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para