Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona nga Tirana me akuzën e falsifikimit dhe dokumentave me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.
Operacioni i koduar ”Sogiorno” çoi në pranga shtetasit Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 1- mujor.
”Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e ”Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”.
Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumentave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Falsifikimi i dokumentave”dhe ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” .
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...