Google ADS

Falsifikimi me tenderin e Unazës, drejtori i ARRSH heq përgjegjësinë

22:55 | 19 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, të mërkurën, ka shpjeguar se për çfarë arsye institucioni që drejton nuk verifikoi dokumentet e kompanisë “DH.Albania”, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe.

Qendro tha në studion e emisionit “Opinion”, se ligji thotë se në një garë e cila është e hapur, kompanitë paraqesin dokumentat zyrtare në faqen e AKP.

Ai u shpreh se gara në ARRSH ka qenë afërsisht 18 milionë euro, duke shtuar se të gjitha procedurat dhe të gjitha garat janë zhvilluar me dokumente zyrtare.

“Kishim një kompani amerikane. Siç më thotë ligji, dokumentat ka qenë të plota dhe këtu historia fillon me noterin”,- tha ai.

Sipas tij, në momentin dhe në bazë të ligjit të prokurorimit publik ARSH nuk e ka për detyrë të kontrollojë, nëse nuk ka kushte logjike për dyshim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme