Sudja ishte e para firmë piramidale, që falimentoi mes ndërrimit të viteve 1996-1997. Kjo ishte hallka e parë e këputur e një zinxhiri dhe nisja e një prej krizave më të rëndave që ka pësuar Shqipëria. Sot më shumë se dy dekada, saga e falimentimit të Sudes po mbyllet zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës.
Administrimi shtetëror i zgjatur 20 vite, ka dhënë rezultate qesharake për kreditoret që kanë marrë shuma të papërfillshme të parave që kishin investuar. Preç Zogaj ka qene pjese e një Komisioni Hetimor parlamentar që vitin 2003 hetoi transparencën e administrimit shtetëror të firmave piramidale.
“Në fakt procesi është zvarritur pa fund dhe duket se ka qenë një gërmadhe aq e madhe kaq e madhe kjo e firmave piramidale sa që këtë e tregon edhe kohëzgjatja shumë e madhe e mbylljes se procesit, sa që duket që po mbyllet formalisht tani me Suden që ka qenë e para, përpos gërmadhës shumë të madhe kjo është edhe pasqyrë e ngadalësisë që punojnë institucionet tona”, shprehet Preç Zogaj.
Sipas Zogajt drejtësi është deri diku me dënimin e pronarëve të skemave piramidale, por për qytetarët që ishin kreditoret e vërtetë duhet të ishte bërë më shumë.
“Ndoshta do kishte funksionuar më mirë nëse do ishte ndjekur fatin e disa aseteve që janë shitur shumë lirë, ne kemi bërë dhe rekomandime e kemi dorëzuar dhe prokurori raportin tonë të hetimeve dhe ka pas raste plot brenda gjetje që hidhnin dyshime për shitje jashtë vlera të tregut si të thuash, por ajo duhej parë nga Prokuroria, që nuk e pa”, shton Preç Zogaj.
Më 28 Maj gjykatësja e shkallës së parë të Gjykatës Civile të Tiranës, Antonela Prendi do të shqyrtojë kërkesën e falimentimit të Sudes, kapitulli i fundit i piramidës të parë shqiptarë./gsh/
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani