Google ADS

Fakultetet në rrezik mbylljeje, 87 programe studimi rrezikohen në 6 universitetet publike

12:35 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Tkurrja e numrit të studentëve vit pas viti thellohet edhe më shumë.

Në këtë vit të ri akademik, 5 fakultete dhe 87 programe studimi në 6 universitetet publike në Shqipëri janë në rrezik mbyllje pasi nuk plotësohet numri prej 10 studentësh për një degë studimi. Edhe pse priten fituesit e raundit të tretë, ndryshimi i numrit të regjistrimeve nuk do të jetë shumë I madh. 2 Fakultete në Universitetin e Gjirokastrës, 2 në atë të Shkodrës dhe 1 Fakultet në Universitetin e Korçës janë drejt mbylljes.

“ Vitin e kaluar rrezikuan 47 degë studimi por vetëm 7 u mbyllën, për shkak të manovrave që departamentet bënë. Sivjet jemi në një situatë më të rëndë , flasim për fakultete që rrezikojnë jo vetëm degë studimi. E kështu vëmë edhe në pikëpyetje ekzistencën e universitetit. Rrezikojnë 87 degë studimi për tu mbyllur dhe në bazë të burimeve zyrtare që kemi janë mbyllur në të gjitha universitetet deri më tani 16 degë”.

Çka bie në sy në studimin e Qëndresës Qytetare është se degët më afër mbylljes janë ato të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, si Mësuesi për arsimin fillor apo gjuhë letërsi shqipe.

“Kjo situatë ka ardhur për shkak të kriterit të mesatares, e cila penalizon degët e mësuesisë” .

Para nisjes së maturës shtetërore, Ministria e Arsimit rriti kriterin e mesatares për mësuesinë në 7.5, ndërsa vetëm më 3 tetor, një vendim ky i miratuar me vonesë, ndryshon mënyrën e pranimit në programet e studimit në arte dhe sport.

“Qeveria është tërhequr për kriterin e mesatares për Universitetin e Arteve dhe Sportit por brezi që konkurroi këtë vit akademik u dogj. Kjo praktikë, e kjo tërheqje duhet të shtrihet edhe tek universitetet e tjera”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme