Ministria e jashtme italiane ka emëruar dy ambasadorët e saj të rinj në Shqipëri dhe Kosovë.
Fabrizio Bucci është ambasadori i ri italian në Shqipëri. 55-vjeçari Drejtori i Përgjithshëm për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Jashtme Italiane zë vendin e Alberto Cutillo, siç ishte njoftuar tashmë nga ministri Luigi Di Maio gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri dhjetorin e kaluar.
Ambasadori Bucci mbërriti dje në Tiranë, duke thënë se ai mezi pret që të përballet me muaj angazhime dhe aktivitete në kontekstin e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, transmeton portali arbresh.info.
“Menjëherë në punë për sistemin italian në Shqipëri, na presin muaj të mbushur me aktivitete dhe angazhime, për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin”, – tha Fabrizio Bucci.
Vetë ambasada italiane në Tiranë përshëndeti ambasadorin e ri përmes një postimi në faqen në Facebook:
“Ne mirëpresim Ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci” – thuhet në mes të tjerash postimi.
Fabrizio Bucci lindi në Romë në 14 Prill 1964 dhe u diplomua në Shkenca Politike në Universitetin e Romës në 1988. Ai hyri në karrierën diplomatike më 1992 dhe caktohet së pari në Drejtorinë e Përgjithshme të Personelit dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështjet Politike; ai u largua jashtë vendit në 1996 për të shërbyer në Kajro, ku mbeti deri në vitin 2000. Më vonë, ai u caktua në Përfaqësimin e Përhershëm në BE.
Pas kthimit në Romë në 2004, ai caktohet në Sekretariatin e Përgjithshëm, Njësinë e Koordinimit. Ai niset përsëri për jashtë vendit, këtë herë në Uashington, në 2007, për tu rikthyer më pas në Itali në vitin 2013. Këtu ai mban postin e Shefit të Njësisë së Afganistanit në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Politike. Ai pastaj u gradua në gradën e Ministrit Fuqiplotë në Janar 2014.
Më pas, ai u emërua Drejtor Qendror për Integrime Evropiane dhe më në fund mori përsipër funksionet e Menaxherit të Përgjithshëm për Bashkimin Evropian.
Në vitin 2010 iu dha titulli Urdhri i Meritës së Republikës./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...