Vetëm pak kohë pasi shfaqej krah ish-Kryeministrit Sali Berisha në takimet e Foltores, Evi Kokalari ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri.
Këtë vendim ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa shton se i duhet ti kthehet jetës së saj normale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kishte lënë pas dore prej disa kohësh. Në postimin e saj Kokalari thotë se do të vazhdojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.
Postimi i Evi Kokalarit:
Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...