Google ADS

Eurostat thotë se shqiptarët e paguajnë shtrenjt energjinë elektrike, reagon OSHEE

18:45 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Eurostat publikoi të dhënat në lidhje me çmimet e energjisë në vendet e Europës, ku përfshihen edhe të dhënat e vendeve kandidate dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas asaj që thotë Eurostat, Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të Zi për çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për konsumatorët familjarë.

Tek të dhënat e Eurostat, konsumatorët familjarë malazezë paguajnë 10 euro për 100 Kwh, ndërsa shqiptarët janë të dytët duke paguar 8.56 euro për 100 Kwh, ose me kursin aktual të këmbimit valutor, rreth 10 mijë e 800 lek të vjetra.

Shqipëria është i vetmi vend që Eurostat në statistikat e veta nuk publikon të dhëna për çmimin e energjisë elektrike për bizneset, duke e lënë bosh këtë kategori.

Por, OSHEE e kundërshton. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përllogaritja e Eurostat është e gabuar. OSHEE mesatarizon çmimin e energjisë elektrike mes konsumatorëve familjarë dhe biznesit dhe thotë se çmimi mesatar është 11 mijë e 400 lek të vjetra për 100 Kwh.

Konsumatorët familjarë përbëjnë 55 për qind të energjisë së shitur nga OSHEE me çmimin 950 lek për 100 Kwh.

“Në këto kushte, çmimi mestar i shitjes së energjisë për kategorinë familjarë është 7.1 euro për 100 Kwh”, thotë OSHEE./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme