Teksa ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet që i nxit ata të largohen nga Shqipëria.
Arsyet lidhen me pamundësinë për të përballuar pagesa të ndryshme si qiraja, huaja për shtëpi, pushime, blerjen e një makine, shpenzimin e kohës së lirë etj, me pak fjalë pamundësinë për të bërë një jetë të përshtatshme dhe të dëshirueshme.
Eurostat ka publikuar raportin për privimin material të të rinjve në Evropë për vitin 2021, ndërsa për Shqipërisë të dhënat janë të disponueshme deri në vitin 2020.
Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Evropian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6.1 për qind.
Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34 për qind, duke shënuar një rekord negativ në Evropë.
E dhëna e fundit është e vitit 2020, por edhe në vitet e mëparshme treguesi është më i larti në Evropë, pavarësisht se përqindja e të privuarve nga ana materiale dhe sociale ka rënë (në vitin 2018 ishte 40 për qind).
Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4 për qind në 2020-n dhe 11.6 për qind në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9 për qind (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 për qind (2020).
Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1 për qind), e ndjekur nga Bullgaria (18.7 për qind) dhe Greqia (14.2 për qind).
Nga ana tjetër, përqindja ishte më pak se 3 për qind në 11 nga 26 anëtarët e BE-së me të dhëna të disponueshme: Luksemburgu, Polonia, Suedia, Qiproja, Çekia, Holanda, Kroacia, Sllovenia, Finlanda, Austria dhe Estonia.
Ndërsa në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatorin tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat raportohen të dhënat janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25 për qind të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë i varfër.
Çfarë është primi material dhe social
Shkalla e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) , sipas Eurostat, tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme. Treguesi ndan kufirin midis individëve që nuk mund të përballojnë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar.
Reklama
Ai përkufizohet si përqindja e popullsisë që përjeton mungesë të detyrueshme të të paktën 7 nga 13 artikuj privimi (6 të lidhura me individin dhe 7 të lidhura me familjen).
Lista e artikujve në nivel familjar:
• Kapaciteti për të përballuar shpenzime të papritura
• Kapaciteti për të përballuar pagesën për një javë pushim vjetor larg shtëpisë
• Kapaciteti për t’u përballur me pagesat e prapambetura (për pagesat e hipotekës ose qirasë, faturat e shërbimeve, qiratë, ose pagesave të tjera të kredisë)
• Kapaciteti për të përballuar një vakt me mish, pulë, peshk ose ekuivalent vegjetarian çdo dy dytë
• Aftësia për të mbajtur shtëpinë në mënyrë adekuate
• Keni akses në një makinë/fugon për përdorim personal
• Zëvendësimi i mobiljeve të vjetruara
Lista e artikujve në nivel individual:
•Të ketë lidhje interneti
• Zëvendësimi i rrobave të konsumuara me disa të reja
• Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për çdo mot)
• Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj
• Kryerja e aktiviteteve të rregullta të kohës së lirë
• Takimi me miqtë/familjen për një pije/vakt të paktën një herë në muaj. /Monitor/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...