Shqiptarët janë jo fort të kënaqur me jetën e tyre.
Është ky raporti i Eurostat, i cili tregon se Shqipëria renditet i dyti me nivelin më të ulët të kënanqësisë në Europë.
Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët e vlerësojnë këtë tregues në 5.7 pikë, kur njësia matëse është 0 për shumë të pakënaqur dhe 10 për shumë të kënaqur.
Treguesi i matur nga Eurostat i përket vitit 2021.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian , kënaqësia e shqiptarëve është më e ulët. Për 2021, shkalla e kënaqësisë nga jeta në BE ishte 7.2 pikë
Sipas Eurostat, kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, gjendja familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të një individi.
Në Shqipëri, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat, niveli i kënaqësisë për jetën është i njëjtë, por ai ndryshon me moshën.
65% e të moshuarve vlerësojnë me 5,4 pikë kënaqësinë nga jeta, ndërsa të rinjtë 16-19 vjeç, janë më të lumtur dhe japin 6.3 pikë.
Është vënë re se personat me arsim të ulët janë më të pakënaqur me jetën, me treguesin që vlerësohet në 5.4 pikë dhe më i lartë është për personat me arsim të lartë, në 6.5 pikë.
Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve europianë është mbledhur si pjesë e statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës./euronews
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...