Situata e demografike në vend ka thelluar përkeqësimin prej rritjes së numrit të vdekjeve, rënies së lindjeve dhe martesave. Sipas të dhënave të INSTAT, statistikat vitale për tremujorin e katërt të vitit 2016, pasqyrojnë një rënie me rreth 23,8 % të shtesës natyrore të popullsisë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015.
Gjithashtu lindjet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti ishin 8.119 duke pësuar një rënie me 2,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Gjatë tremujorit të katërt 2016, numri i vdekjeve ishte 5.782 duke shënuar një rritje me 9,1 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015. Prej këtyre ngjarjeve popullsia e vendit është përfshirë në një cikël rënës, prej emigracionit të lartë, rënies së shpejtë të lindjeve dhe plakjes së popullsisë. Me këto zhvillime ekonomia e vendit rrezikon të humbë konkurueshmërinë që ka aktualisht me forcën e re të punës.
Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritje që publikoi së fundmi Eurostat. Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm 1.67. Kjo është rënia më e madhe në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri. Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë, shkruan revista monitor.
Sipas psikologëve dhe demografëve rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë.
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...