Tre vjet pasi Shqipëria goditi Lazaratin, Europol e quan vendin si burimin kryesor të prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Europë. “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor që trafikohet në BE”, shkruhet në raportin vitit 2017 mbi “Vlerësimin e Rrezikut të Krimit të Organizuar”, siç mund ta shihni në faqen më poshtë të Europol, të publikuar nga Lapsi.al.
Raporti i Europol vjen pas deklaratës së kreut të antimafias italiane, i cili tha në Tiranë se prodhimi dhe trafiku i kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë është trefishuar.
I gjithë trafiku, sipas Europol, bëhet nga banda të krimit të organizuar.
“Prodhimi i drogës, trafikimi dhe shpërndarja: Tregtia e drogës mbetet një nga format kriminale më të përhapura në BE. Më shumë se sa një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshira në prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogës. Shkalla e prodhimit industrial të drogës sintetike brenda vendeve të BE është zgjeruar dhe çimentuar në BE duke u kthyer në burim kryesor në shpërndarjen e saj në gjithë globin” thuhet në raportin e Europol.
Për kanabisin, prodhues kryesor i të cilit mbetet Shqipëria, në raport shkruhet:
“Kanabisi mbetet, deri më tani, droga ilegale më e konsumuar në BE (EMCDDA & Europol 2016, EU Drug Markets Report 2016, p. 60). Në vitet e fundit, kanabisi bimor ka pasur një rritje të madhe mes konsumatorëve, kjo ka ccuar në rritjen e prodhimit të tij në vendet pranë BE-së si dhe përdoruesve brenda tregjeve të BE. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor që trafikohet në BE”.
Raporti është hartuar mbi bazën e të dhënave të shërbimeve të inteligjencës së disa vendeve, të cilat janë të prekura nga trafiku i drogës.
Në Shqipëri, kanabisimi i vendit është denoncuar me forcë nga PD në opozitë dhe LSI që është pjesë e LSI.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i tij përgjegjës për rendin dhe luftën kundër krimit dhe drogës, Saimir Tahiri, e kanë mohuar kategorikisht. “More përse thoni se gjithë Shqipëria është mbushur me kanabis? A jeni në vete apo jo?” hakërrehej kryeministri Rama në studion e emisionit Opinion, në fund të vitit 2016.
Qeveria dhe Ministria e Brendshme në veçanti keqpërdorën një monitorim të Guardia Di Finanza, duke thënë se kishin shkatërruar 98 % të drogës së mbjellë, kur në fakt bëhej fjalë për 98 % të 17 % të sipërfaqes së Shqipërisë.
Në luftën e shifrave, qarqe të qeverisë ushtruan jo pak presion edhe ndaj ambasadorit të OSBE, Borchardt, i cili tha se 2 milidarë euro para të pista të ardhura nga kanabisi janë gati për t’u përdorur për zgjedhjet. Një ditë më vonë ai u thirr në një takim nga Ministri i Brendshëm Tahiri dhe pas takimit, të dy sqaruan se deklarata i referohej një raporti të vitit 2013, ndonëse deklarata e Borchardt bënte fjalë për 2 miliardë dollarë që do të hidheshin në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
Opozita thotë se paratë e kanabisit, që është kultivuar me leje të qeverisë dhe me implikimin e drejpërdrejtë të policisë së drejtuar nga Saimir Tahiri, do të përdoren për blerë zgjedhjet e 18 qershorit, ashtu siç u veprua në zgjedhjet e pjesshme të shtatorit 2016 në Dibër.
Raporti i Europol ngre shqetësimin se grupet e krimit të organizuar në fushën e narkotikëve vazhdojnë të jenë aktivë në trafikun e kanabisit.
Tonelata me drogë raportohen çdo javë të kapura në Itali. Tonelata të tjera, dyshohet se kalojnë me gomone të fuqishme e kamionë.
Të ardhurat e këtij trafiku në të cilin është implikuar edhe qeveria e policia – thotë opozita – do të shkojnë për të blerë vota. Kjo është një ndër arsyet kryesore që ajo kërkon të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...