Europarlamentarja rumune e PPE-së, kryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri,Monica Macovei bëhet shkak për lirimin e akademikut turk Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte ithar i Fetullah Gylenit, të cilin Shqipëria po bëhej gati ta kthente në Turqinë e Erdoganit.
Muhammed Yasir Aydogmus, 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.
Me datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal. Por pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit në Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammed Aydoğmuş ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale turke. Kështu që më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij.
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar të premten kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, njofton korrespodenti i Grupit KOHA në Shqipëri. Prokuroria e Durrësit kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga policia gjyqësore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit. Shtetasi turk i arrestuar në portin e Durrësit me akuzën e terrorizmit do të gjykohet në gjendje të lirë dhe kjo falë presionit të europarlamentares evropiane.
Letra e plotë
Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017
I dashur Zotëri
Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur dhe e trajtuar me seriozitet nga Parlamenti Europian.
Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.
E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.
Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe AsocIimit BE – Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:
Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.
Artikulli 3
Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.
Artikulli 19, pika 1 dhe 2
Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.
Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm të provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave themelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.
Sinqerisht e juaja
Monica Macovei
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...