Një ditë pas Samitit të Zagrebit, eurodeputet kanë ngritur me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama.
“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë?” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE i drejtuan sot Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.
Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.
Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.
“Raportet e Reporterëve pa Kufij, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama ”
Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin.
Lidhur me ligjet antishpifje Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore./lapsi.al/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?