Monedha e përbashkët e ka nisur me rënie këtë javë në tregun e brendshëm, duke zbritur sërish në minimumin historik, pas rritjes së lehtë në fund të javës së kaluar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 116.1 lekë, pasi të premten ishte rritur në 116.78 lekë. Në të kundër dollari shënoi tendencë rritëse, me 0.14 lekë, duke u kuotuar me 113.93 lekë, një reflektim i tendencave ndërkombëtare.
Rënia e euros është e lidhur me efektet sezonale për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve dhe shtimit të turistëve të huaj, një dukuri e zakonshme kjo në pjesën e parë të muajit gusht.
Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj për 6 mujorin ishin 16.5% më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur u shënua dhe kulmi i sezonit turistik që u ndërpre më pas nga pandemia. Ndërsa vetëm në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 40% më të larta se e njëjta periudhë e 2019-s.
Ndonëse në bursa javën e fundit euro është forcuar pak, duke u këmbyer me 1.02 me dollarin, pasi pothuajse u barazua në mesin e korrikut, sërish në tregun e brendshëm euro vijon të mbetet në minimumet historike, duke reflektuar ofertën e lartë për valutë.
Krahas turizmit, një tjetër burim i vazhdueshëm i hyrjes së valutës, sipas aktorëve të tregut, mbeten burimet informale.
Që nga fillimi i këtij viti, monedha e përbashkët ka humbur 4.3 lekë në tregun e brendshëm, duke u nënçmuar me 3.5%. /Monitor
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...