Google ADS

Euro nis të bjerë sërish kundruall lekut

17:09 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Monedha e përbashkët po humbet pikë prej fillimit të kësaj jave në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 123.12 lekë, apo rreth 0.17 pikë më pak se një ditë më parë. Prej fillimit të javës euro ka humbur përkundjet lekut vendas më shumë 0.75 pikë, ndërsa prej fillimit të tetorit ishte forcuar përkundrejt lekut me 1.73 pikë.

Euro u forcua në tregun vendas, pasi pati një kërkesë në rritje për valutë nga kompanitë të cilat do të transferojnë fitimet te kompanitë mëma, pas shpërndarjes së disidentit. Këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, një lehtësi fiskale për bizneset, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Sipas aktorëve kryesor të tregut gjatë ditës së sotme tregu ka qenë shumë i qetë dhe pothuajse nuk ka pasur tregtim fare, prandaj e konsiderojnë stabël nga dje. Sipas tyre një tjetër ndikim në fillim të javës ishte edhe afati i fundit për pagesën e detyrimeve.

Ekspertët e tregut valutor thonë se në përgjithësi muaji tetor dhe nëntor njihen si muaj të vdekur, pasi nuk ka volume tregtare./Monitor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme