Monedha vendase është shfaqur në rritje ditën e hënë, teksa tregu vendas i këmbimit valutor shënon çmime më të ulëta për euron dhe dollarin amerikan. Duket se prurjet e emigrantëve dhe turistëve në valuta të huaja kanë bërë që këto të fundit të zhvlerësohen ndaj lekut.
Euro këmbehet sot për 125.5 lekë në blerje dhe 126.5 lekë në shitje, duke rënë lehtë me 0.2 lekë për njësi krahasuar me nivelin e ditës së premte, shkruan Scan.tv. Ky është edhe niveli më i ulët për valutën e përbashkët europiane që pas nisjes së ndërhyrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar vlerat e valutave në treg. Gjatë tregtimit të hershëm mëngjesin e sotëm, euro ka kapur edhe vlerat e 125.7 lekëve, çka përkthehet në mundësinë e një forcimi në vijim.
Krahasuar me javën e kaluar, një rënie me 0.3 lekë për njësi ka regjistruar edhe dollari amerikan. Tashmë valuta e gjelbër e SHBA këmbehet për 107.8 lekë në blerje dhe 108.7 lekë në shitje. Rënia përkon edhe me të dhënat e fundit të FMN se përqindja e rezervave të valutave në dollar në raport me totalin ra për tremujorin e parë në vlerën më të ulët të katër viteve të fundit.
I pandryshuar këtë fillim jave ndërkohë është në vlerat e tij edhe paundi britanik. Stërlina qëndron fikse në kuotën e 141.8 lekëve në blerje dhe 142.7 lekëve në shitje.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është dobësuar me 0.3 lekë për njësi, dollari kanadez është forcuar lehtë me 0.2 lekë për njësi, ndërsa franga zvicerane është rritur minimalisht me 0.1 lekë për njësi.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...