Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, me anë të një reagimi në Twitter ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vendin tonë duke thënë se Reforma që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.
Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
DEKLARATA E PLOTË:
Reforma zgjedhore në Shqipëri:
Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE./tch
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...