Është përmirësuar marrëdhënia me Yuri Kim, kush e bëri hapin i pari? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

17:49 | 25 Maj 2022
arbresh.info

Në përfundim të konferencës “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Presidenti Ilir Meta u pyet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën sot shtrëngoi duart në takim.

Duket që marrëdhënia juaj me ambasadoren është përmirësuar në krahasim me një vit më parë, kush e bëri hapin i pari nga ju?

Meta: Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përvec forcimit të mëtejshëm bashkëpunimit të të gjithëve kundër jo vetëm trafikut të qënieve njerëzore, një problem serioz që vendi ynë e provon shumë për shkak të numrit të largimit të të rinjve, fëmijëve të pashoqëruar, që bien pre e trafikantëve, shfrytëzimit të tyre./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme