Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, i dërguari i posaçëm i ShBA-së Gabriel Escobar do ta vizitojë sot Tiranën.
Escobar do të qëndrojë në Tiranë nga sot deri të enjten me një agjendë të ngjeshur dhe me shumë takime.
Fillimisht, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa nga opozita do të takohet me Enkelejd Alibeajn nga PD dhe me Ilir Metën e Partisë së Lirisë.
Nga takimet e Escobar, është injoruar Sali Berisha, i cili siç dihet tashmë, është i shpallur non-grata nga ShBA-të.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar./Arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend