Raportohet se është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani.
Ai hezitoi të zbatonte urdhërin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinit nga spitali privat në spitalin e burgut.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se shkarkimi është bërë me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ervis Martini, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar pas shumë tensioneve, në spitalin e burgut.
Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shtruar Martini. Kërkesa ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.
Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martini kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore. Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren