Ervis Martini, i cili mbeti i plagosur nga një plumb në qafë mbrëmjen e së enjtes në lokalin e Popeskut te ish-Blloku, ka deklaruar në Polici se aty kishte shkuar për t’u sqaruar, jo për t’u vrarë.
Kështu shkruan gazeta Panorama.
Martini ka deklaruar se është qëlluar pa dashje dhe se efektivi komando, Meviol Billo, nuk ka qëlluar drejt tij.
“Nëse do donin të më vrisnin, unë sot do isha i vdekur”, ka deklaruar Martinaj.
Gjithashtu, ai ka shpjeguar se me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën dhe truprojën e tyre, Mevjol Billo, që tashmë dyshohet të jetë autori i vrasjes, njihet prej kohësh dhe nuk ka pasur konflikte.
Madje, Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Meviol Billo, nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë.
Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në deklarimin e tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Martini ka pranuar se viktimës, Fabiol Gaxhës, i është shkrepur pa dashje arma në ajër dhe në këtë moment ka ndërhyrë komando që e ka vrarë.
“Unë e njihja prej kohësh si komandon, ashtu edhe Ervin Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri-tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, unë do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojat e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi pa dashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato. Nuk u ulëm në një tavolinë ku ndodhej Mata, pasi kishte 1 orë e gjysmë që më priste, sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi gërricur me sy, dy truprojat e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon. Pasi u bëj me shenjë: “Çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret. Pavarësisht tensionit që ekzistonte, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mevjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj”.
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...