Një nga të plagosurit e ngjarjes në ish-Bllok, Ervis Martinaj është larguar vullnetarisht në drejtim të spitalit të burgut.
Mjekët rezistuan fillimisht duke mosfirmosur daljen e Martinajt nga ky spital, ndërsa policia kërkonte të ekzekutonte vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dha masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor.
Por mes mjekëve dhe policisë ka pasur debate. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët.
Mjekët nuk plotësonin kartelën dhe fletën e daljes së pacientit Ervis Martinaj. Mosrealizimi i detyrës nga policët bëri që zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, të paralajmëronte masa disiplinore ndaj efektivëve dhe kallëzim penal.
Pas insistimit të Policisë së Burgjeve, Ervis Martinaj është larguar vullnetarisht nga Spitali Amerikan 2 në drejtim të spitalit të burgut. Martinaj ka firmosur daljen vullnetarisht nga spitali dhe për rrjedhojë i është dorëzuar Policisë së Burgjeve.
Pavarësisht pretendimit të avokatëve dhe faktit që dy të akuzuarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, gjyqtari Artan Gjermeni ka vendosur që të pranojë kërkesat e prokurorisë, duke vendosur ndaj Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos masat e sigurisë “arrest me burg”.
Për këtë ngjarje janë në kërkim edhe 3 persona të tjerë: Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe Mervjol Bilo, ky i fundit efektiv i forcave komando, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë duke vrarë Fabiol Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haton.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka ndaluar në tentativë për të kaluar në Greqi edhe Geldo Hotin, mik i komandos Bilo, i cili gjithashtu dyshohet se ka qëlluar me armë në lokal. Pista kryesore mbetet ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, që dyshohet se solli përplasjen e armatosur. Palët thuhet se kishin debatuar një javë më parë, por policia po heton edhe pista të tjera, të cilat përfshijnë borxhe në shuma të mëdha parash apo pagesa të pakryera./gsh/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë