‘Errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit’, Rama uron ditën e Flamurit

08:30 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, ndonëse kësaj radhe kjo ditë feste nuk është si vitet e kaluara.

Kryeministri Rama e bëri urimin e tij me anë të një postimi në faqen e tij në facebook ku shkruan se errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit .

“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”- shkruan Rama në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme