Deti po vijon në mënyrë agresive, e po merr gjithmonë e më shumë sipërfaqe të brezit ranor të Shëngjinit.
Banorët e zonës tregojnë se, vitet e fundit deti ka përparuar me rreth 70 metra.
Ndërtimi sa më parë i skalierave do të ishte zgjidhja e duhur, ndaj autoritetet përkatëse duhet të marrin masa sa më parë, në mënyrë që bregdeti i Shëngjinit të mos humbasë.
Erozioni në Shëngjin ka krijuar një situatë të frikshme. Muri prej betoni i një ndërtese buzë detit tregon fare qartë betejën që deti bën me tokën.
Banorët tregojnë se, në 5 vitet e fundit deti ka përparuar drejt sipërfaqes së tokës me rreth 70 metra. Kjo, si pasojë e mungesës së skalierave, transmeton top channel.
Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra dhe, nëse nuk ndërhyhet me ndërtimin e skalierave, bregdeti i Shëngjinit nuk do të ekzistojë më pas disa viteve.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...