Tirana dhe Mantova e Italisë do të bashkëpunojnë në projekte si kulturë dhe biznes.
Kryetari i bashkisë, Veliaj u takua me homologun e tij Mattia Palazzi, në Mantova të Italisë. Letërsia shqiptare do të ketë një pavion në festivalin e Letërsisë që zhvillohet ne Mantova.
“Shumë njerëz mund të thonë çfarë lidhjeje ka Tirana me Mantovan. Jemi dy qytete numër 1 për mbjelljen e pemëve, jemi qyteti numër 1 për pistat e biçikletave dhe unë besoj se për të gjithë ata që e duan Tiranën si jashtë shtetit, bëhet kështu: duke mbjellë më shumë pemë, më shumë pista biçikletash, më shumë transport elektrik, si taksitë elektrike që na erdhën në Tiranë. E ardhmja e qyteteve tona lidhet kryesisht me këto lloj emrash. Ndërkohë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ndihmën që na ka dhënë për të mikpritur Tiranën dhe për t’i dhënë një sallon dhe një vëmendje speciale në ekspozitën dhe në të gjithë panairet që bëhen në Mantova, sidomos në panairin dhe festivalin e letërsisë”, u shpreh Veliaj,
Mantova ka qenë kryeqyteti evropian i kulturës ndaj Veliajt dhe Pallazi ranë dakord për të ndarë përvojat për përgatitjen e qytetit tonë si kryeqyteti evropian i të rinjve.
“Mezi pres që të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe do të përgatitemi, jo vetëm që në 100-vjetorin e Tiranës të kemi një prezencë dinjitoze në Festivalin e Letërsisë në Mantova, por duam të mësojmë nga më të mirët edhe për vitin 2022, ku do të jemi Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Mantova ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës; do të përdorim këtë hapësirë dy-vjeçare që ekspertët tanë të përgatisin një vit evropian të rinisë në qytetin e Tiranës për të mos u harruar dhe për t’u kthyer në një etalon se çfarë do të thotë një organizim dinjitoz, evropian i aktiviteteve”
Në përfundim, Veliaj i dhuroi Mattia Pallzit kullën e sahatit./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?