Me rastin e Kurban Bajramit, Tirana shtroi një drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.
Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi besimtarët myslimanë duke shërbyer drekën në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në zonën e Bregut të Lumit.
Ai tha se pas tërmetit dhe pandemisë Tirana u ngrit më e fortë.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Është gjithmonë kënaqësi sa herë rikthehem në qendrat tona sociale. Këtu në Bregun e Lumit jemi ngritur në këmbë edhe me shtëpitë e reja që po ndërtojmë, edhe me këtë qendër sociale, ku kujdesemi si një familje për princeshat dhe princërit e vegjël. Në festa si kjo e sotmja, qoftë Kurban Bajrami, qoftë ndonjë festë tjetër, pavarësisht besimit që kemi, tregojmë se jemi anëtarë të një komuniteti”.
Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke hapur qendra të reja komunitare.
“Kemi ndërtuar një qendër fantastike në Kombinat, do të shtojmë një në Laprakë dhe në secilën prej lagjeve të reja që po ndërtojmë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. Në qoftë se nga fatkeqësia dalim më të mirë seç ishim do të thotë se fatkeqësinë e kemi kthyer në një mundësi”.
I pari i Tiranës u ndal edhe te procesi i rindërtimit, teksa në lagjen e re “5 Maji” familjet e para po hyjnë në banesat e reja.
“Mezi pres të kthehemi në këtë lagje gjithmonë e më shumë të rindërtuar, gjithmonë e më shumë të bukur e të sistemuar. Më vjen mirë që familjet e para kanë hyrë te lagjja e re te “5 maji”, do të vazhdojmë edhe me familjet e tjera”, tha ai, shkruan TCh.
Veliaj siguroi se edhe familjet që preken nga procesi i rindërtimit do të kompensohen 100 përqind.
Gjatë ditës, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të ndryshme për solidaritet me grupet në nevojë./TCH/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024