Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përparaq godinës.
“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.
Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.
Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
“Veliaj ka pasur disa shkresa të firmosur nga ana e tij që lidhen me aferën e inceneratorit. Ka një shkresë që Veliaj ka shmangur këshillin bashkiak dhe i ka hapur rrugën inceneratorit.
Veliaj thirret për herë të parë në SPAK. Ai pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D”, raportoi gazetarja./panorama