U desh një postim për makinat e shtrenjta që parkojnë keq në Tiranë për të nxjerrë një anë tjetër, të panjohur të Erion Veliajt.
Me fjalorin e një “laci”, kryebashkiaku i krahasoi gratë dhe vajzat e Tiranës me “pjeshkat”. Këtë e bëri duke vendosur ikonën e një pjeshke në statusin e tij në Facebook, kur i drejtohej atyre që parkojnë gabim mjetet.
Por pas reagimeve që mori nga komentueset, gra dhe vajza që u ndien të fyera, Veliaj e ka hequr ikonën e “pjeshkës” nga postimi i tij.
Dhe mirë ka bërë. Gati gjysma e atyre që e votuan kanë qenë gra dhe vajza të Tiranës, të cilat ai nuk mund t’i konsiderojë si pjeshka. Për të mos harruar pastaj, që pavarësisht si ndjehet, ai është një burrë i martuar, që nuk i falen gabime si këto.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...