“Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mirë”.
Kryebashkiaku Veliaj konfirmoi për Top Channel rikandidimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vite të tjera, kandidatura që do të mësohen zyrtarisht në Kongresin e Partisë Socialiste.
“Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”, tha Erion Veliaj.
Pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale, Veliaj e sheh pozitive. Ai që përfiton nga alternativat e kandidaturave, për garën se kush punon më tepër për zhvillimin e Tiranës – thotë Veliaj, – është vet qyteti.
“Të vijë Luli, Saliu…të dy bashkë! Të vijë kush të dojë. Por, rëndësi ka të kemi një pjesëmarrje. Qoftë dhe ajo pakicë që e voton ende PD-në, të ketë edhe ajo përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Sepse unë besoj që gjithmonë duhet një mendim alternativ”, tha Erion Veliaj.
Teksa përmend fjalët e ndërkombëtarëve, kryebashkiaku Veliaj mendon se veprimet e opozitës kanë të fshehura pasigurinë e tyre.
“Më duket sjellje humbësi dhe tregon pasiguri”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...