Google ADS

Erion Braçe shpërthen kundër qeverisë së Ramës

22:20 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Si asnjëherë më parë, deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Braçe ka kundërshtuar ashpër vendimin e fundit të qeverisë, për dhënien e lejes për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Osum.

Braçe thotë se për 8 vite kur PS-ja ishte në opozitë, atë kanë luftuar kundër dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, por siç duket ky vullnet paska ndryshuar, është punuar nga pak çdo dite për te shkuar ne një kontrate te re.

Reagimi i plotë:

“Nuk luftuam 8 vite që hidrocentralet në Osum të miratohen tani!

Kjo e hidrocentraleve ne Osum:

Nuk eshte histori e re-e vjeter sa s’ka eshte;

Nuk eshte ceshtje e investimeve te rendesishme-babezi e madhe eshte;

Nuk eshte pune e atyre qe kane emrat-te parendesishem ne treg jane;

Nuk eshte as ceshtje koordinatash, gjurme aty ku do ngrihen-i gjithe Osumi njesoj eshte.

Është çështje vullneti!

Kontrata e pare per ndertimin e ketyre hidrocentraleve, eshte lidhur nje jave para se te largohej Sali Berisha nga Qeveria.

Per ato kontrata ka patur nje ligjerim te ashper e akuza te renda nga ne per ministrin e fundit te Energjise ne qeverine Berisha.

Ai po ishte vullnet!

Puna eshte se rruges, ky vullnet paska ndryshuar, eshte punuar nga pak cdo dite per te shkuar ne nje kontrate te re.

Tani po ua them shkoqur;

Unë dhe kolegët e mi, nuk luftuam 8 vite me radhë-deri ditën e fundit, që gjithë çfarë kemi denoncuar të realizohet sot, me vendime haptazi në dëm të interest publik.

Nuk kam me asnje deshire te degjoj ligjerimet e zakonshme e te perseritura me “siguri juridike” per keto kontrata e keta perfitues!

Nuk eshte ne interesin publik te ketij vendi ndertimi i hidrocentraleve ne Osum dhe kaq!

Gjithcka tjeter eshte dem i madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme