Erërat e forta lënë në terr disa qytete në Shqipëri

21:02 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Për shkak të erës së fortë në disa rajone të Shqipërisë janë shfaqur problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Rajonet më të prekura nga defektet janë Berati, Fieri dhe Vlora. Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike bën të ditur se shkak i këtyre defekteve është bërë moti i keq me erëra të forta në forme cikloni që ka përfshire vendin gjatë ditës së sotme e në vazhdim.

Gjatë ditës së sotme dhe deri në këto momente ka pasur dhe stakime të shkurtra në rrjetin TL 35 kV. Aktualisht nuk është konstatuar ende asnjë defekt në rrjetin e linjave TL dhe N/Stacioneve.

OSHEE thotë se grupet e avarive janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët

“Theksojmë se defektet janë në rrjetin e tensionit të ulët, konkretisht këputje përcjellësash që kanë shkaktuar mungesë të përkohshme të energjisë sot gjatë ditës”, sqaron OSHEE. /Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme