Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar për vitin 2019, çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe për klientët e tjerë me pakicë, që furnizohen në tregun e rregulluar.
Qytetarët do të vazhdojnë ta paguajnë 9.5 lekë për çdo kilovat orë; bizneset 14 lekë për kilovat orë; kurse furrat e bukës 7.6 lekë për kilovat orë.
Në fakt, Operatori i Shpërndarjes nuk ka aplikuar për ndryshim tarifash, ndërkohë që vet kompania po i nënshtrohet një ristrukturimi në kuadër të liberalizimit dhe ndodhet në një fazë tranzitore.
Ajo do të operojë në treg përmes 3 kompanive “bija”, të cilat kanë marrë licencat e shërbimeve. Dy prej tyre do të përfshihen drejtpërdrejt në marrëdhëniet me konsumatorët familjarë, njëra që do të garantojë furnizimin, ndërsa tjetra shpërndarjen dhe do të ketë në përgjegjësi pjesën teknike.
Edhe përcaktimi i tarifës në të ardhmen do të jetë në varësi të kostos që do të dalë për shërbimin që ofron secila kompani. Kompania e tretë në pronësi të OSHEE-së është furnizuesi i tregut të lirë, po ashtu e kontrolluar prej OSHEE-së, e që do të merret me klientët jashtë tregut të rregulluar, raporton tch.
Falë situatës së mirë hidrike, OSHEE ka realizuar fitime që shkojnë në rreth 3.5 miliardë lekë në vitin 2018, por situata financiare e kompanisë dhe plani i investimeve nuk lejon që këto fitime të shkojnë për reduktimin e tarifave.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut