Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se pa lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe se është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti është 26, raporton Anadolu Agency.
Erdogan theksoi se i ka uruar të shkuara kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.
“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështes Shqipërinë”, shtoi ai.
“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, deklaroi Erdogan.
Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë 5 ballë në Kepin e Rodonit.
Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 26 ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend