Të hënën, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të nisë vizitën zyrtare në Shqipëri.
Erdogan do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Më vonë do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan.
Në orën 14:00, Erdogan do mbërrijë në Tiranë ku do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama.
Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të./tvklan.tv/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?