Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kryeqytetin shqiptar

16:06 | 9 Tetor 2024
R J

Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Me të mbërritur në Shqipëri, Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale.

Sipas Euronews Albania, pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura.

Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve të reja që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Në përfundim të takimeve, Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të japin një deklaratë për mediat.

Aktivitetet e planifikuara:

  • 11:30 – 11:40: Ceremonia e pritjes në Presidencë
  • 11:40 – 12:40: Takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj
  • 12:40 – 13:40: Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë
  • 13:40 – 14:00: Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
  • 14:00 – 14:30: Deklaratë për mediat nga Erdogan dhe Rama
  • 16:30 – 17:30: Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme