Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë, raporton A2 CNN.
Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj. Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë. Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, si dhe pjesëtarët e familjes polake me gërvishtje të lehta.
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...