Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.
“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes.
Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. “Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon tregimin dëshmitari. /a2cnn
Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Zgjedhjet presidenciale/ Çfarë nuk shkoi me parashikimin e T...
I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për n...
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitet...
Votohet në komision buxheti prej 3.6 miliardë euro për vitin...
Atila – Vullnetit: Unë t’kam dëgjuar nga jasht kur ti i ke b...