Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike.
Energjia është ndërprerë në Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë.
Mungesën e energjisë e konfirmon dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili deklaron se po punohet për riparimin e linjave.
“Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë- Krujës. Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet. Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë”, deklaron OSHEE./tch
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...