Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në qarkun e Shkodrës.
Mësohet se në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, më konkretisht Njad Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.
Në Pukë, çatia e spitalit të qytetit është dëmtuar nga era e fortë. Në bashkinë Fushë Arrëz, janë dëmtuar thuajse të gjitha rrugët rurale për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rrëshqitjeve të dherave dhe rënieve të gurëve në rrugë.
Raportohet gjithashtu për disa pallate të dëmtuara në qytetin e Fushë Arrëzit, ku është hequr çatia nga era e fortë. Një banesë rrezikohet nga shkëputja e një masivi shkëmbor.
Gjithashtu që nga pasditja, ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim./abcnews.al
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...