Eni Çobani dhe Edita Tahiri kanë parë tmerr me sy një javë më parë.
Sakrifica në shërbim të qytetarit, misioni ka vijuar edhe këtë herë në shërbim të qytetarëve, aq sa edhe avokatja e njohur ka rrezikuar dhe jetën.
Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur. E nisur për një seancë gjyqësore, ky aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin dhe ministren për Dialog të Kosovës, Edita Tahirin.
Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.
Për Gazeta Shqiptare, avokatja e njohur, Eni Çobani tregon momentin kur është nisur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve, për të qenë e pranishme në seancën gjyqësore të radhës që do të zhvillohej në Tropojë. Ajo tregon se nëna e saj i është lutur që ta merrte me vete, por që e ktheu në momentin e fundit pas parandjeu diçka jo të mirë. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”.
Gjyqtarja e njohur, Eni Çobani dhe politikania Edita Tahiri janë aksidentuar pikërisht në vendin e quajtur nga tropojanët “Vendi i namun”. Dhe ky nuk është pikërisht aksident i parë që ndodh në këtë vend. Lapidare të ngritura, jetë njerëzish të humbura, tregojnë se kjo rrugë në jo pak raste ka rezultuar fatale.
Mungesa e sinjalistës, mosmarrja e masave të duhura nga pushteti vendor në këto kohë ku ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli janë prezent duket se kanë qenë dhe shkaktarët e aksidentit mbrëmjen e së dielës të 27 janarit, por fatmirësisht pa pasojë të rënda. Dhe shprehja e vjetër e popullit shqiptar: Bukë e dhënme, duket se u rri më së miri zonjave të njohura. Ne u urojmë shërim të shpejtë!
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...