Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot L. Engel, tha se marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj.
Ai tha se ajo përfshin disa hapa pozitivë përpara, por la të kuptohet se ka ende mangësi.
“Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Çka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, tha ai përmes një deklarate.
Por kongresmeni Engel shton se “parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjithë zërat”.
“Dhe në të ardhmen e afërt të shqyrtojë një masë shtesë në të ardhmen e afërt që të përfshijë lista të hapura dhe t’u jape mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 nga vendi i tyre i rezidencës”, thotë zoti Engel në deklaratë.
Ai i bën thirrje miqve të tij në Shqipëri, “të vazhdojnë të punojnë për reformën zgjedhore, në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me themele të forta dhe me bazë të gjerë”.
Javën që kaloi në Shqipëri, palët politike arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.
Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.
Ata po kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve./VOA
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...