Kriza energjitike duket se është pranë. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursë. Gjatë se premtes një megavat po shitet me mbi 750 euro në orar piku.
Ndërkohë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka anuluar përsëri tenderin për të blerë energji për fundjavën.
Aktualisht KESH po plotëson nevojat e furnizimit të konsumatorëve shqiptarë vetëm nga prodhimi vendas.
Mësohet se vendimi për të anuluar tenderin për periudhën 27-28 gusht ka ardhur si pasojë e çmimeve rekord që janë shënuar në bursa.
KESH bën me dije shifrat e rritjes së çmimit të energjisë janë 7 herë më të larta se një vit më parë dhe bën apel për kursim nga qytetarët.
Për shkak të prodhimit të lartë të energjisë për të plotësuar nevojat e vendit, niveli i ujit në Fierzë është ulur ndjeshëm duke arritur në 273.7 metra.
Ky rezulton se është një nivel nën mesataren shumë vjeçare për këtë periudhë.
Kjo situatë tregon se kriza energjitike po thellohet ndërsa qeveria ka paralajmëruar se që prej muajit tetor do të rikthehet fasha për faturimin e qytetarëve.
Familjarët që do të shpenzojnë më shumë se 800 kilovator do të detyrohen të blejnë energjinë elektrike me çmim tregu e cila është deri në katër herë më shtrenjtë.
Kriza energjitike ka prekur një sërë vendesh të rajonit dhe Europës ndërsa ekspertët parashikojnë se gjatë vjeshtës dhe dimrit situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Për shkak të vështirësive Maqedonia e Veriut shpalli gjendje krize në sektorin e energjetikës.
Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë për 30 ditë.
Ndërkohë që Kosova pak kohë më parë nisi kufizime disa orëshe të energjisë elektrike. /abcnews.al/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...