Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur.
Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të babait të saj nga Shkodra për ta nxjerrë vajzën nga ferri i luftës. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: “Vetëm Zoti mund të na ndante”.
Ekskluzivisht për Top Channel nga Ukraina duke udhëtuar drejt kufirit me Moldavinë, babai përmes këtij video mesazhi thotë:
Pas 7 ditë luftë në Ukrainë dhe 7 ditë luftë personale për të shpëtuar princeshën time, ja ku e kam tani. Falenderoj miqtë e mi që pavarësisht nacionaliteteve ruse dhe ukrainase u bënë bashkë dhe harruan për një moment luftën dhe ja ku e kam princeshën time. I falenderoj nga zemra, tani po udhëtojmë në drejtim të Moldavisë dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë.
Vajza: Hello Albania!
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...