Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duket se nuk është me aq skeptik në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shefi i Elyses është shprehur gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë se është gati të mbështesë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
“Ne po presim raportin në Mars, në varësi të faktit se nëse rezultatet janë pozitive dhe fitohet besimi, atëherë ne do të mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” –theksoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Më tej, kreu i Francës theksoi se ka një shqetësim nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, ndaj theksoi ai është e gabuar t’i bllokosh këto shtete në rrugën e Bashkimit Europian
Këtë muaj, Komisioni publikoi metodologjinë e re të zgjerimit, bazuar në propozimin francez, që parashikon edhe ngrirjen e negociatave nëse vendet aspirante nuk shënojnë progres.
Gjatë tetorit të vitit të shkuar, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi se para se Bashkimi Europian të fokusohet tek zgjerimi, duhet pikë së pari të punojë fort për reformimin e vetë BE-së, duke paralajmëruar edhe ndryshimin të metodologjisë për vendet kandidate për në union.
Tashmë duket se kjo qasje e Francës ka ndryshuar dhe Macron la të kuptohet nga Konferenca për Sigurinë në Mynih të Gjermanisë se ai nuk do të “luajë” rolin e bllokuesit për aspiratat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...